Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Thirrjet e Myftaraj për vrasjen e ambasadores, Kadare i shkruan letër Vlahutin: Gati t’ju ulem në gjunjë (Letra e Plotë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i ka dalë në mbrojtje ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vllahutin, pas një shkrimi fyes dhe kërcënues ndaj saj, nga konspiracionisti Kastriot Myftaraj.

Në letrën drejtuar Vlahutin, ai shpreh tronditjen për fyerjen që i është bërë ambasadores. Shkrimtari i njohur shprehet madje i gatshëm ti kërkojë ndjesë në gjunjë, por e siguron se mirënjohja ndaj saj do jetë e pacenueshme. Kadare shpreh edhe keqardhjen që media të shumta në vend i dhanë zë shkrimit banal të Myftaraj.

Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.

Ismail Kadare

Paris, 10 maj 2017

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img