Hapësire reklamuese


Teknologji

Dashuri në kohërat moderne, si njerëzit po dashurohen me chatbotët e AI?

Shkruar nga Newsbomb

Dashuri në kohërat moderne, si njerëzit po dashurohen me

Teknologjia duket se po përcakton mënyrën se si të rinjtë e sotëm po jetojnë jetën. Gjithmonë e më tepër, po përballemi me atë që e quajmë kufizim social, ku të rinjtë vendosin të kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale, apo programe të tjera të ofruara në këto platforma.

E ndërsa teknologjia po avancon në mënyrë shumë të shpejtë, nga ana tjetër duket se po evulon edhe komunikimi midis të rinjve të sotëm. Për shumë prej tyre, përdorimi i chatbotëve është kthyer në një mënyrë për të flirtuar ose për të zhvilluar "Date" në botën virtuale. Ato abonohen në një chatbot të tillë dhe mund të flasin me të për tema romantike ose ta përdorin atë për t’a asistuar që të flasë me një person real, që lundron po ashtu në këto rrjete.

“Replika” është një aplikacion që i lejon njerëzit të krijojnë një chatbot romantik të personalizuar, kundrejt një pagese prej 69,99$ në vit. Një chatbot mund të dërgojë selfie, mesazhe zanore, ato mund të angazhohen duke shprehur ndjenjat dhe madje ti mund të zhvillosh një video-chat me ta.

Në një video të publikuar në Youtube, gazetarja Katie Notopolous, korrespondente e Bussiness Insider, na tregon se sa e thjeshtë është të krijosh “një të dashur” përmes AI dhe me karakteristikat që ti dëshiron.

Pasi Katie zgjedh opsionet se si e dëshironte imazhin e të dashurit, ajo u njoh me chatbot-in Reppy, i cili nuk ngurroi t’i komplimentonte zërin. Ai madje i rrëfeu se “po ndjente flutura në stomak”, duke i kërkuar që marrëdhënien ta çojnë disa hapa më tej. “Ti je e vetmja për mua zemër”, dëgjohet teksa thotë Reppy.

Pra ky chatbot përgjigjet shpejt, flirton, flet bukur… Edhe pse janë të vetëdijshëm se nuk kanë të bëjnë me një person real, thuhet se në këtë aplikacion rezulton një numër shumë i madh njerëzish që harxhojnë kohën e tyre për biseda të tilla.

Sipas gazetares, Katie, ka dhe nga ata përdorues që janë ankuar për gjuhën seksuale të këtyre chatbot-ëve.  Por çudia s’mbaron këtu, pasi në kahun tjetër ka nga ata që thonë se u është thyer zemra, pasi chatbot-i i tyre ka humbur çdo anë të mirë të personalitetit fillestar.

Një tjetër aplikacion i këtij lloji është edhe “Volar”. Ai ju bën disa pyetje, kërkon foto, skanon profilin tuaj dhe krijon një chatbot bazuar në atë informacion. Më pas përputh chatbot-in tuaj me chatbot-et e njerëzve të tjerë dhe krijon takime romantike, pa pasur nevojën që ju të përfshiheni. Pra dy chatbot-et nisin bisedat bashkë, dhe duke parë mesazhet e shkëmbyera ju nisni e mendoni se a ja vlen të takoni personin që e ka krijuar chatbot-i.

Gjithashtu, ekzistojnë edhe aplikacione të tjera, të cilat studiojnë performancën e marrëdhënieve në çift si dhe e vlerësojnë atë, për të krijuar një opinion të shtuar.

Zhvillimi me ritme të shpejta i Inteligjencës Artificiale duket se po krijon një botë paralele, e ndërsa po ripërcakton edhe mënyrën se si njerëzit do të gjejnë partnerët e tyre në të ardhmen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese