Hapësire reklamuese


Teknologji

Apple tërheq WhatsApp dhe Threads nga Kina

Shkruar nga Newsbomb

Apple tërheq WhatsApp dhe Threads nga Kina

Gjigandi i teknologjisë “Apple” ka hequr ditën e sotme, WhatsApp dhe Threads të platformës Meta nga App Store në Kinë, pas një paralajmërimi nga qeveria kineze për shkelje të sigurisë kombëtare.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare këtë të premte, Apple njoftoi se ka bërë tërheqjen e këtyre aplikacioneve nga ky vend për shkak të politikave të shtetit kinez, ndërsa bëri të ditur se rrjetet e tjera sociale si Instagram, Facebook, Messenger dhe Youtube janë ende të disponueshme për tu përdourur.

"Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës ka urdhëruar heqjen e këtyre aplikacioneve nga tregu kinez bazuar në frikën për sigurinë kombëtare. Ne jemi të detyruar të ndjekim ligjet e vendeve në të cilat ne operojmë, edhe kur nuk jemi dakord”,- tha Apple në një deklaratë zyrtare.

Urdhri, në mungesë të shpjegimeve zyrtare, do të lidhet me rregullat e reja të regjistrimit të gushtit të kaluar dhe pastrimin përkatës të urdhëruar nga autoritetet rregullatore kineze për heqjen e shumë aplikacioneve të zhdukura ose të regjistruara gabimisht nga iOS dhe Android kombëtar. Afati i fundit për të kryer këto regjistrime u caktua në fund të muajit mars, për shkak të rregullave që hyjnë në fuqi më 1 prill.  

Në vitin 2017, Apple njoftoi heqjen e aplikacionit të New York Times, duke thënë se ai shkelte rregulloret lokale, në kontekstin e censurës në rritje të lajmeve të menaxhuara nga jashtë, ndërsa vitin e kaluar iu desh të tërhiqte një sërë aplikacionesh të ngjashme me ChatGPT , ndërsa Pekini punonte mbi rregulloret lokale për shërbimet gjeneruese të inteligjencës artificiale (AI).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese