Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, dy të

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tropojë.

Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një servisi, në qendër të Bajram Currit, ku gjatë një konflikti një person ka hapur zjarr dhe dyshohet se ka lënë të plagosur dy persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku një shtetas i identifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë reagim zyrtar.  Priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese