Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen DOSJET "e nxehta" të pronave në jug

Shkruar nga Newsbomb
SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen DOSJET "e

Prokurorët specialë të SPAK kanë zbarkuar mëngjesin e sotmë në zyrat e Kadastrës së Vlorës. Mësohet se ky operacion i papritur, ka për qëllim sekuestrimin e disa dosjeve "të nxehta" për pronat në jug të vendit.

Nuk dihet deri tani nëse ka persona të shoqëruar, apo qëllimi i prokuorëve ka qenë vetëm marrja e dosjeve për hetime të thelluara të tyre.

Prej mëngjesit të sotëm, grupe të Prokurorisë speciale kundër Korrupsionit ndodhen në ambientet e Kadastrës së qytetit bregdetar. Në këtë qytet ka pasur lëvizje të shpeshta të drejtëorëve të Kadastrës për shka të disa dosjeve për pronat në jug.

Mësohet se në orët e fundit në krye të Kadastrës së Vlorës ka pasur ndryshime. Drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese