Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Sepolia të Athinës, Greqi. Mediat greke raportojnë se një person është qëlluar më plumb në kokë, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, pasi ende nuk është raportuar i vdekur.
Sulmi ndodhi në “Rrugën 30 Durrachiou”, në një kafene. Policia mori një telefonatë në lidhje me incidentin, ndërkohë mediat greke raportojnë se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën.
Sipas raportimeve, pas sulmit thuhet se autori kishte hipur në një taksi dhe ishte larguar. Një ndjekje të tij është vënë policia e Athinës dhe po punon për ta lokalizuar dhe neutralizuar.
Sondazh
Poll
