Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

VIDEO/ “Çfarë të bënë o djali im?”, nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan greqisht; viktima në shkurt i shpëtoi atentatit (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Çfarë të bënë o djali im?”,

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pasdite në Sepolia të Athinës, Greqi. Një sulm i armatosur ndodhi në një kafene në Rrugën Durrachiou ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar shqiptar (minoritar), i identifikuar si Aristides Pappas.

Viktima mori 8 plumba dhe ato në kokë kanë qenë fatalë për të. Ai u dërgua në spital me shenja jete, por ishte tepër vonë. Autori mori taksi dhe u largua me të shpejtë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Nëna e viktimës ka thënë për mediat (Të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës) se autoritetet e dinë se kush ia ka vrarë djalin, por nuk duan ta kapin. Ajo shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin, dhe siç shihet nga video e siguruar nga Newsbomb.gr, duke folur greqisht ajo thotë: Çfarë të bënë o djali im?! Të hëngën shqiptarët.

https://www.youtube.com/watch?v=nBAPqTCbIr4&t=47s

Kush ishte viktima

Aris Papas, 34-vjeç ishte shqiptar i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur ku edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë. Pappas ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë. Gjithastu ai kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë.

Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon. Kur e lokalizuan në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin. Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një grup të DI.AS në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

Hetimi paraprak për çështjen e sotme kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.

Lexo edhe: Vdes SHQIPTARI që u qëllua sot me plumb në kokë në mes të Athinës, i skeduar për vjedhje dhe vrasje të mbetur në tentativë

Lexo edhe: E vranë duke pirë kafe, zbardhet CV-ja kriminale e shqiptarit të vrarë në Athinë: 12 vrasje dhe 10 plagosje në dy vite; rrinte me antiplumb dhe armë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese