Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vdes SHQIPTARI që u qëllua sot me plumb në kokë në mes të Athinës, i skeduar për vjedhje dhe vrasje të mbetur në tentativë

Shkruar nga Newsbomb
Vdes SHQIPTARI që u qëllua sot me plumb në kokë në mes

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur sot pasdite në një lokal në Sepolia të Athinës, Greqi.

Sipas informacioneve të deritanishme në Rrugën 30 Durrachiou në Sepolia autori hyri në një kafene dhe qëlloi me plumb një person, e më pas u largua me taksi. Viktima është shqiptar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mbijetoi. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Ai ishte i njohur në zonë për grabitje, ndërsa ka qenë i skeduar dhe për vrasje të mbetur në tentativë. Aktualisht janë mobilizuar të gjitha forcat e policisë së kryeqytetit për të lokalizuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Hetimi paraprak për çështjen kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, shkruan Newsbomb.gr.

Lexo edhe: VIDEO/ “Çfarë të bënë o djali im?”, nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan greqisht; viktima në shkurt i shpëtoi atentatit (EMRI-DETAJE)

Lexo edhe: E vranë duke pirë kafe, zbardhet CV-ja kriminale e shqiptarit të vrarë në Athinë: 12 vrasje dhe 10 plagosje në dy vite; rrinte me antiplumb dhe armë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese