Në këto dutë të ftohta dhjetori një filxhan çokollatë e ngrohtë shijon më mirë se çdo gjë tjetër. Ajo mund të përgatitiet në shtëpi me disa përbërës të thjeshtë. Por mund t’i shtoni kanellë, mente apo krem qumështi sipas dëshirës.
Për katër filxhanë:
1 litër (4 gota) qumësht
20 ml (4 lugë kafe) kakao pluhur
2 copëza (56 gr) çokollatë e zezë, e grirë
4 lugë sheqer, siaps shijes
Në një enë përzieni qumështin me kakaon, çokollatën e zezë dhe sheqerin. Trazojeni në vazhdimësi derisa qumështi të nxehet dhe çokollata të shkrihet (mos e lini qumështin në ziejë). Hidheni çokollatën në filxhanët e ngrohur më parë dhe shtoni shije të ndryshme sipas dëshirës.
Sondazh
Poll
