Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Më ke mbushur me gëzim", Bes Kallaku me një tjetër dedikim për të dashurën e re (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
"Më ke mbushur me gëzim", Bes Kallaku me një
 

Pas tatuazhit të tij që publikoi së fundmi në Instagram, me të cilën u vendos në qendër të vëmendjes, artisti shqiptar Bes Kallaku, së fundmi nëpërmjet një Instastory në profilin e tij, ka ndarë një tjetër dedikim të veçantë.  

Ndryshe nga hera e fundit, ku aktori ndau me ndjekësit emrin e një vajze e cila mendohet të jetë e dashura e tij e re, sot ai ka zgjedhur të postojë një varg biblik që mbart një kuptim të thellë.

Teksa postoi një foto të tij ku shfaqet i qeshur, Bes Kallaku shkroi: Psalmi 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!

Publikimi i kësaj fotoje me shkrimin përkatës, është marrë nga ndjekësit e tij si një mesazh se gjatë kësaj periudhe, ai ka arritur të gjejë lumturinë e tij në krahët e një femre të re.

Pas një periudhe të gjatë nga ndarja me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, 25 dhjetori i 2025 shënoi një moment kthese në jetën e tij. Këtë ai e ka dëshmuar dhe përmes postimit të bërë para pak ditësh, që mendohet se i dedikohet vajzës enigmë me emrin Ejona.

"Më ke mbushur me gëzim", Bes Kallaku me një
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese