Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTO/ Grida Duma dhe Ervin Salianji “arratisen” bashkë për pushime, fotografohen në aeroport

Shkruar nga Newsbomb

FOTO/ Grida Duma dhe Ervin Salianji “arratisen” bashkë për

Shumë “thashetheme” qarkullojnë lart e poshtë për historinë e dashurisë të deputetit Ervin Salianji, me ish-kolegen e tij demokrate, Grida Dumën. Por, paçka se rrjeti “zien”, deri më sot nuk na ka ardhur asnjë konfirmim nga të “zotët e punës” dhe po mjaftohemi me nga një foto të re e cila u del njëherë në vit.

Njëjtë si dhe verën e nxehtë të 2023, ku Grida dhe Ervini u fotografuan teksa po shëtisnin të dy në jaht, edhe këtë vit ata kanë vendosur që pushimet verore t’i kalojnë së bashku.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto nga aeroporti i Frankfurtit ku Salianji shihet nën shoqërinë e Grida Dumës.

Ish-deputetja e cila tashmë drejton një ndër emisionet më të ndjekura në “Top Channel”, shihet e veshur me të bardha e në kokë mban një kapele e cila kompleton veshjen verore. Ndërsa, nga ana tjetër Salianji i veshur sportiv, shumë ndryshe nga “petku i politikanit” me të cilin jemi mësuar ta shohim shpesh.

 Pranë tavolinës së tyre qëndrojnë valixhet dhe sipas asaj që po flitet Grida dhe Salianji po kthehen në Shqipëri nga pushimet në vendet ekzotike.

Në tavolina e korridore përflitet për një histori rozë e cila ka nisur mes tyre qysh në tavolinat e parlamentit dhe vijon ende.

Se sa të vërteta janë këto ne nuk dimë ta themi, por ajo çfarë mund të themi është se “ku ka zë s’është pa gjë!”.

FOTO/ Grida Duma dhe Ervin Salianji “arratisen” bashkë për
Foto: Grida Duma dhe Ervin Salianji

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese