Miss Universe Albania Endi Demneri është padyshim një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe këtë gjë e ka dëshmuar nga arritet e shumta në botën e modelingut.
Madje bukuroshja shqiptare është zgjedhur nga kompania lider e bizhuve dhe orave JACOB&CO për të promovuar koleksionin e tyre të fundit.
Lajmin e bukur e ka ndarë në rrjetet sociale vetë Endi, ku shkruan:Gjëra të mahnitshme vijnë për ata që presin. Jemi këtu në Gjenevë në “Four Seasons Hotel” për zbulimin e koleksioneve të reja të orëve dhe bizhuterive nga Jacobandco. Është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr për mua që të zgjidhem si modeli kryesor për të promovuar një koleksion kaq të jashtëzakonshëm.
Në videon që ka ndarë për fansat, modelja ndodhet në krah të miliarderit Jacob Arabo, i cili i vendos një nga gjerdanët mahnitës të koleksionit të fundit.
View this post on Instagram
Bukuroshja nga Tirana, Endi Demneri, ka “rrëmbyer” në vitin 2023 kurorën e më të bukrës. 25-vjeçarja e cila ka vite që është pjesë e botës së modelingut dhe e diplomuar ne Art Design, mundi konkurencën e vajazve të tjera dhe arriti që të triumfojë.
Më pas ajo përfaqësoi Shqiperinë në konkursin botëror të Miss Universe Ëorld dhe arriti të bëhej pjesë në në Top 5 vajzat që ishin pretendente për fitoren.