Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHOKUESE/ Kush është MONSTRA Behar Bajri, mori peng 15 vjeçaren dhe e VRAU! Pistoleta e ‘tradhëtoi’

Shkruar nga Newsbomb

Behar Brajoviq (Bajri) është një nga emrat e arrestuar falë operacionit “Oazi” shtrirë në Tiranë, Shkodër dhe Hollandë që çoi në pranga 11 persona.

Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam- Holandë dhe është një personazh jo pak i njohur për Shkodrën dhe policinë e shtetit. Krime në seri por më monstruozja është vrasja e një vajze 15 vjeçare e cila u gjet e vdekur më 20 qershor të vitit 2002 në shtëpinë e Bajrit.

15 vjeçarja F.H., ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Siç raportuan hetimet asokohe, vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Dhe prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit në 7 shkurt 2001.

Janë një seri vrasjesh e krimesh që datojnë nga viti 1999.

Më poshtë një përmbledhje e disa prej tyre:

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati. 

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vdekur bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Autor i dyshuar i vrasjes Behar Bajri.

 04.08. 2006, Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë. Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. 

Sipas policisë, si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi Arben Tuzi dhe ngjarja e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

LEXO EDHE:SHKATËRROHET GRUPI ‘BAJRI’, ARDI VELIU JEP DETAJET E OPERACIONIT NGA TIRANA, SHKODRA E HOLANDA: 11 TË ARRESTUAR, 2 NË KËRKIM (EMRAT) 

VIDEO OPERACIONI: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese