Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shihni VIDEON, ky është momenti kur besimtarët myslimanë kapin dhe rrahin autorin e sulmit në thikë në xhami

Shkruar nga Newsbomb
Shihni VIDEON, ky është momenti kur besimtarët myslimanë

Videot që do shihni më poshtë të siguruara nga newsbomb.al tregojnë qartë momentin kur disa besimtarë myslimanë kanë neutralizuar autorin e sulmit me thikë ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”, te “Rruga e Kavajës”.

Pyetje: Dëmtimet në fytyrën e autorit?

Ahmed Kalaja: Mund të kemi të bëjmë me kushte të vetëmbrojtes që kanë bërë qytetarët, shtetasi Rudof Nikolla ka marrë dëmtime ne fytytrë për shkak të vetëmbrojtjes së besimtarëve ose të një konfrontimi të mundshëm me ndonjë qytetar. Kemi të bëjmë me një sulm në rrethana të paqarta. Por ajo ç’ka mund të themi është se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëmn, ku ka ndërhyrë duke bërë të mundur prangosjen e autorit.

***

Rudolf Nikolli është kapur nga besimtarët dhe është rrahur, pas aktit ekstrem që kreu mesditën e sotme, ndërkohë që dikush i ka filmuar.

Në fotot e bëra publike më herët u pa qartë që agresori edhe vetë kishte shenja dhune, por jo nga policia, nga besimtarët e inatosur, ndoshta edhe me të drejtë, pasi sulmi mund të kishte përfunduar me humbje jete.

34-vjeçari Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve. Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32-vjeçarin Robert Kurti. 

Lexo edhe: 34 vjeçari u fut në Xhami me thikë dhe qëlloi besimtarët, Policia: Janë 5 të plagosur, ndodhen në spital (EMRAT)

Lexo edhe: Ky është autori i aktit ekstrem në xhaminë e Tiranës, plagosi me thikë buke stafin dhe kalimtarët (DETAJE)

Lexo edhe: Sulmi brenda Xhamisë, përlotet imami: Shpresojmë të mos jetë akt TERORRIST, vëllezërit tanë ishin duke…

Lexo edhe: E rëndë te “Rruga e Kavajës”, 34-vjeçari nga Burreli futet në xhami dhe qëllon 5 persona me thikë buke (EMRI-FOTO)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.