Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

34 vjeçari u fut në Xhami me thikë dhe qëlloi besimtarët, Policia: Janë 5 të plagosur, ndodhen në spital (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5 besimtarë të Xhamisë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës mbetën të plagosur pasditen e sotme si pasojë e një sulmi me thikë. Ata u sulmuan nga 34 vjeçari nga Burreli, Rudolf Nikolla.

Sipas Policisë, të plagosur kanë mbetur, shtetasit: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Imami i Xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmet Kalaja. Ai është lutur për shërimin e vëllezërve myslimanë, dhe tha se shpreson që të mos bëhet fjalë për një akt terrorist por për një “person me probleme mendore”.

Si ndodhi ngjarja sipas Policisë

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kush është autori i dyshuar

Rudolf Nikolla është një person problematik në zonë, teksa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë, motiv i cili mund të jetë dhe “urrejtja fetare” apo thjesht shëndeti i tij i rënduar mendor. Pritet më shumë informacion lidhur me arsyen që e ka çuar të riun të kryejë këtë akt ekstrem.

Siç shihet edhe në foton e 34-vjeçarit, ai vetë ka shenja dhune, të cilat nuk dihet nëse i janë bërë kur është përleshur me të plagosurit apo nga policia kur e ka arrestuar.

175446192 455909282354911 1381717257299012004 n 2
Autori i dyshuar i sulmit te Xhamia “Dine Hoxha” – Rudolf Nikolli
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img