Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit. Një ngjarje ekstreme ka ndodhur sot në xhaminë "Dine Hoxha" te "Rruga e Kavajës".
34-vjeçari nga Burreli, Rudolf Nikolli ka hyrë sot rreth orës 14:30 në ambientet e këtij kulti fetar dhe ka plagosur me një thikë buke stafin e xhamisë, mirëpo siç thotë dhe hoxha Ahmed Kalaja, ai ka plagosur edhe kalimtarë, teksa e ka cilësuar si një person me të meta mendore.

Gjithashtu ai tha se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar pasi autori është arrestuar ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Nikolli është një person problematik në zonë, teksa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë, motiv i cili mund të jetë dhe "urrejtja fetare" apo thjesht shëndeti i tij i rënduar mendor. Pritet më shumë informacion lidhur me arsyen që e ka çuar të riun të kryejë këtë akt ekstrem.
Siç shihet edhe në foton e 34-vjeçarit, ai vetë ka shenja dhune, mirëpo nuk dihet nëse i janë bërë kur është përleshur me të plagosurit apo nga policia kur e ka arrestuar.

