Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

E rëndë te “Rruga e Kavajës”, 34-vjeçari nga Burreli futet në xhami dhe qëllon 5 persona me thikë buke (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” te “Rruga e Kavajës.

Një person i identifikuar nga policia si Rudolf Nikolli është futur në ambientet e këtij kulti fetar dhe me një thikë buke ka plagosur 5 persona.

ai

Fatmirësisht nuk ka viktima falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Ende nuk dihet se pse ka ndodhur kjo ngjarje në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

173619091 485711409533341 7158302471062867919 n

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img