Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rriten pranimet në Universitetin e Tiranës, ja kuotat për çdo degë

Shkruar nga Newsbomb

Për të disatin vit me radhë, Universiteti i Tiranës ka vendosur të rrisë me 5% numrin e studentëve që do të pranojë vitin e ardhshëm akademik. Sot zbardhet numri i pranimeve për çdo degë në gjashtë fakultetet e UT­-së, të cilat kanë njohur rritje deri në 20%, ndërsa nuk mungojnë as profilet e studimit që ofrojnë këtë vit më pak hapësirë për kandidatët e rinj.

E pashpjegueshme është ulja e numrit të pranimeve në degë të kërkuara te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si Informatika dhe Teknologjia e Informacionit, të cilat kanë rreth 100 kuota më pak nga viti i kaluar, përkatësisht nga 200 dhe 100. Jashtë frymës së rritjes në përgjithësi ka vepruar Fakulteti i Shkencave Sociale me 10% më pak kuota thuajse për secilën degë. Nga ana tjetër, mund të thuhet se rritja ka prekur degët e HistoriFilologjisë dhe Gjuhët e Huaja, shkruan Panorama. Fakulteti i Ekonomisë, ashtu siç ka lajmëruar edhe më herët, ka rritur numrin e studentëve me 10­ 20% për degë, ndërsa Drejtësia, si program i integruar 5­ vjeçar, këtë vit vjen me një unifikim kuotash e tarifash. Nga 660 të ofruara një vit më parë, numri ka shkuar në 750 kuota. Ato që është thënë se nuk do të ndryshojë në raport me një vit më parë janë tarifat, që për momentin janë burimi kryesor i të ardhurave për universitetet.

KRITERET

Për t’u lënë më shumë hapësirë maturantëve për të bërë zgjedhjen e tyre, Universiteti i Tiranës ka publikuar që në muajin janar kriteret për përllogaritjen e pikëve finale për secilin kandidat. Të përmirësuara në raport me një vit më parë, ata kanë një orientim specifik për çdo fakultet dhe degë studimi dhe bazohen në tri elemente thelbësore: mesatarja e studimeve të tri viteve, mesatarja e gruplëndëve specifike sipas programit të studimit, si dhe provimet e Maturës Shtetërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese