Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreziku që po i kanoset shqiptarëve nga “Albkings”, grupi që shpërndan foto dhe video porno në Telegram

Shkruar nga Newsbomb

Prej disa muajsh në një nga mjetet e komunikimit online si “Telegram”, është krijuar një grup me emrin “Albkings”, që promovon dhe reklamon foto e video nudo të vajzave të ndryshme shqiptare në Kosovë dhe në vendin tonë. Edhe pse në media është ngritur si shqetësim, organet kompetente ende nuk kanë mundur ta mbyllin përfundimisht.

Ky grup i krijuar në këtë aplikacion komunikimi është ndërtuar dhe zhvilluar për herë të parë në Kosovë. Policia kosovare po punon intensivisht edhe përmes lidhjeve të vazhdueshme me përfaqësuesit e “Telegram” për të zbuluar se kush janë krijuesit, në mënyrë që të vihen para përgjegjësisë penale.

Të gjithë mund të kenë dëgjuar apo mund të kenë hasur nëpër smartfonat e tyre këtë grup, që degjeneron edhe vajza të njohura të show bizzit, e jo vetëm përmes publikimit të fotove apo videove të tyre nudo. Aktualisht është bërë e mundur mbyllja e faqes me 124 mijë ndjekës, por është hapur një tjetër që ka arritur shumë shpejt në mbi 60 mijë pajtimtarë.

Si funksionon dhe si mund të bëhesh pjesë e këtij grupi?

Në fakt është shumë e thjeshtë. Mjafton të klikosh në link ku bëhen ftesat dhe menjëherë bëhesh pjesë me këtë grup. Por, ka një kleçkë që nuk të lejon të shohësh materialet që dërgohen nga të gjithë për shkak të nuditetit që ofron. Ndaj, duhet fillimisht të heqësh filtrat e aplikacionit dhe gjithëkush mund të shohë lirshëm fotot, videot apo edhe numra të ndryshëm telefoni, qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipëria.

Edhe pse çdo ditë dëgjojmë apo raportojmë raste të vetëflijimit, pikërisht prej këtij problemi social, ku vajza apo gruaja trajtohet si “pronë” e burrit patriarkal shqiptar, këto mjete të masmedias vijojnë lirshëm punën e tyre. Edhe në panele televizive është ngritur disa herë si problem, megjithatë policia nuk ka mundur t’i mbyllë apo identifikojë “trurin” e këtij grupi me emrin “Albkings”.

Rreziku

Rreziku që kanoset përmes këtij grupi në këtë aplikacion është realisht i madh. Mendësia e shqiptarëve është e vështirë të ndryshohet kur vjen puna tek barazia mes femrave dhe meshkujve. Lehtësisht mund të gjenden foto dhe video të vajzave që për një arsye ose një tjetër, kanë zgjedhur të kenë një lloj intimiteti virtual me partnerin e tyre. Por, në momentin që vendosin se ai nuk është i duhuri për to, rreziku për të gjetur veten në këtë grup është real dhe i prekshëm.

Veç kësaj jemi para një rreziku tjetër të madh, pikërisht për fëmijët e mitur. Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, çdokush prej tyre ka një smartfon, një tablet apo dhe një kompjuter në përdorim të përditshëm. Për të çelur një llogari në këtë aplikacion është mjaft e thjeshtë dhe po aq e thjeshtë është të bëhesh pjesë e “Albkings”. Sjelljet devijante janë ato që po përpiqemi çdo ditë të kurojmë në Shqipërinë hallemadhe, por me sa duket pasojat e zhvillimit të teknologjisë mund të jenë vërtetë të frikshme nëse s'do të kenë survejimin e duhur.

S’mbetet gjë tjetër veçse të presim frytin e organeve kompetente në Kosovë, ndoshta edhe me bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Rreziku është real dhe “puna” në atë grup vijon me “normë”, ku çdokush mundet të postojë e të reklamojë nuditetin dhe pornografinë. ©Newsbomb.al 

[caption id="attachment_792307" align="alignnone" width="397"]Grupi i parë me 124 mijë ndjekës (lart) dhe Grupi i ri me mbi 60 mijë ndjekës (poshtë) Grupi i parë me 124 mijë ndjekës (lart) dhe Grupi i ri me mbi 60 mijë ndjekës (poshtë)[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese