Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Berat, ka vizituar sot një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut.
Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat me biznesmenin që ka në pronësi sipërmarrjen gjatë diskutimit për eksportet në vende të ndryshme të botës. Rama pyeti biznesmenin nëse ka probleme me vizat amerikane, duke 'thumbuar' sërish ish-kryeministrin Berisha, pasi në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i qeverisë e pyeti, 'me dash a e kalon Oqeanin?' duke lënë të kuptohet se ambasada i ka hequr vizën për në SHBA.
Kujtojmë se për këtë reagoi DASH duke mohuar se Berisha është person "Non Grata" në SHBA.
Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?
Biznesmeni: Jo, jo nuk kam pasur
Biznesmeni: Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe...
Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?
Biznesmeni: Nuk kam
