Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PROFIL/ Kush ishte Artan Cuku i njohur si “Drejtori i Hekurt i Vlorës” (KARRIERA DHE MARRËDHËNIA ME FAMILJEN)

Shkruar nga Newsbomb

Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Shtetit në Vlorë është vrarë sot tragjikisht në ashensor në lagjen Dinamo, pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

 ARTAN CUKU DHE KARRIERA:

Artan Cuku ka mbajtur poste te rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. Por është liruar nga policia në qershor të vitit 2013 me urdhër te Artan Didit.

Arsyeja qe u dha ishte, “Për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi ne nje vend tjetër”.

Artan Didi dha urdhër në 2013 për lirimin e tij nga detyra bashkë me një grup tjetër oficeresh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në kohën që u lirua nga puna, ai ka qenë oficer në Policinë e Shtetit.

Ai ka qenë edhe shefi i Anti-trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier. Cuku ka qenë edhe zv.drejtor i Krimeve në Policinë e Tiranës para se të emërohej drejtor në Vlorë.

SI NJIHEJ 40 VJEÇARI ARTAN CUKU NË VLORË (RRËFIMI I GAZETARIT ENRIK MEHMETIT PËR NEWS 24)

Artan Cuku ka shërbyer në qytetin e Vlorës për rreth dy vite. Ai u rikthye për herë të dytë në Vlorë sepse më parë ka qenë nën-drejtor i policisë në këtë qytet.

Rreth vitit 2010 kur ka qenë nën-drejtor i policisë ishte jo pak i njohur sepse ishte i pari që vendosi numrin e tij personal nëpër instritucione.

Ai mori mesazhe të drejtpërdrejta, pas vendosjes së numrit.

Cuku u njoh  për kapjet më të mëdha të drogës, madje dhe për grabitjet me armë.

Mehmeti ndan një moment të shpëtimit të një qytetari i cili tentoi të digjej në  Vlorë, ndërsa Cuku ndërhyri duke i shpëtuar jetën.

Ai ishte i pranishëm gati në çdo operacion. Cuku, si drejtor njihej përsa i përket operacioneve dhe arrestimeve të bujshme, ku dhe konferencat e shtypit drejtoheshin nga vet ai.

Ishte i drejtpërdrejtë në marrjen e informacionit që nga numri i tij i telefonit. Ai pjesën më të madhe të kohës qëndronte në banesa të marra me qera.

Ai njihet si ndër drejtuesit më të njohur dhe që ka krijuar rend dhe siguri në polici. Ishte “Drejtor i Hekurt”.

ARTAN CUKU DHE FAMILJA E TIJ:

Cuku ishte i martuar prej disa vitesh, baba i një djali 5 vjeç dhe një vajze rreth 3 vjeç. Në fillim jetonte te Kodra e Diellit, por më pas u shpërngull në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ai drejtonte një prej policive private, e cila u rri shumë shpejt. Ai ishte i dhënë pas familjes dhe një bashkëshort i dhënë pas surprizave.

Enrik Mehmeti thekson se në Vlorë, Cuku njihej si “Drejtori i Hekurt”, dhe i pari që la numrin e tij në institucione. /Newsbomb.al/ 

LEXO EDHE: Zbulohen detaje nga vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Cuku (NGA INCIDENTI I 2009-S, DERI TE VRASJA NË ASHENSOR)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese