Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Profil: Kush është Helidon Bendo, drejtori që u “rrit” në SHISH

Shkruar nga Newsbomb

Me largimin e Visho Ajazit nga posti i kreut të SHISH, kryeministri Edi Rama ka propozuar që postin e tij ta pasojë zëvendësi i tij, Helidon Bendo.

Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Ai ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht, i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese