Një tjetër bekim ka ardhur në familjen e kreut të PSD-së, Tom Doshit. Pas vogëlushes, dashurisë më të madhe të familjes, Love Mary Cela, një tjetër bebush ka lumturuar zemrat e tyre.
Vajza e politikanit Doshi, Briana, në ditën e shenjtë të Pashkëve ka sjellë në jetë djalin, të cilin kanë vendosur ta quajnë Anton. Briana dhe Bruno Çela janë bërë prindër për të dytën herë dhe këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Tom Doshi.
Me zemrën plot, në rrjetet e tij sociale, Doshi ka postuar një foto krah dy bekimeve të shtëpisë. Në rolin e gjyshit, ai shihet teksa në duar mban të voglin Anton, ndërkohë që Love Mary Cela, e cila tanimë është motra e madhe qëndron krah tyre dhe përkëdhel vëllain plot dashuri.
