Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi për herë të parë përballë Altin Dumanit, Ilir Meta reagon në rrjetet sociale: Liria fitohet, nuk dhurohet!

Shkruar nga Newsbomb
 
Monika Kryemadhi për herë të parë përballë Altin
Monika Kryemadhi/ Ilir Meta

Monika Kryemadhi ndodhet për herë të parë përballë Altin Dumanit, teksa ky i fundit po raporton punën e SPAK në Komisionin për Çështje Ligjore.

Por nuk ka munguar as reagimi në distancë i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale nga burgu i Spaçit, Meta ironizon hapur kreun e SPAK, ku shkruan se “Liria fitohet, nuk dhurohet” dhe se  “Kur ngrihet populli, bie tirania!

Kohët e fundit është përfolur gjatë për një arrestim të mundshëm të ish-presidentit, për të cilin mesa duket ka “hesape të hapura” me drejtësinë.

“Në këtë muaj të veçantë të përkujtimit të revoltave kundër diktaturës më të egër të Europës nderojmë me mirënjohje zemërluanët e dy burgjeve më të tmerrshme, Qafë Barit dhe të Spaçit, të cilët guxuan të ngrihen dhe të luftojnë për lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e tyre duke dhënë edhe jetën.  Vepra dhe kujtimi i paharruar i Heronjve të Demokracisë na fton të mos harrojmë se Liria fitohet dhe nuk dhurohet! Kur ngrihet populli, bie tirania!” shkruan Meta.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi tanimë është pozicionuar në krah të kolegëve demokratë dhe po pret radhën e saj për t’i drejtuar pyetje kreut të SPAK. Ajo shihet tepër e përqëndruar në telefonin e saj, duke mbajtur edhe shënime.

Monika Kryemadhi për herë të parë përballë Altin
Monika Kryemadhi në Komision

Altin Dumani ka qenë i përfshirë në mesin e një vorbulle akuzash të rënda, të ngritura nga krerët më të lartë të opozitës, duke përfshirë kreun e PL, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese