Monika Kryemadhi është përballur me kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit ka pasur mundësinë t’i drejtonte pyetje në Komisionin për Çështjet Ligjore.
Ndyshe nga ç’mendohej Kryemadhi është treguar mjaft diplomatike dhe teknike në pyetjet e zgjedhura, ku i ka kërkuar kreut të SPAK informacione për masat ndaj krimit zgjedhor dhe për ecurinë e hetimeve të aferës së inceneratorëve.
Monika Kryemadhi: Doja t’iu bëja një pyetje për krimin zgjedhor. A jeni përgatitur për krimin zgjedhor, duke pasur parasysh që vitin tjetër është një vit zgjedhor, duke pasur parasysh se përfshirja e administratës publike është e madhe, dhe duke u iniciuar nga ajo çka thatë për sekuestrimin e Inceneratorin e Tiranës, unë në dhjetor i kam paraqitur një shtesë padie për 3 inceneratorët. A i keni parë komunikimin me ASIG të majtjeve të izoipseve të ndërtimit pa leje të 15 hektar të kompainsë së dherërave, sepse nga ajo çfarë po shikoj, deri në zgjedhjet e 2021 paratë e inceneratorët të Tiranës dhe të Elbasanit u përdorën për blerjen e votave.
A mendoni ju se për krimin zgjedhor të 2025 paratë që vijnë nga depozitimi i dherërave, të një sipërfaqe jashtë inceneratorit, nuk është më pjesë e sekuestros, që depozitohen jashtë inceneratorit, duke zhdukur sipërfaqe të mëdha, liqene, kodra, në fakt ne flasim për inceneratorin që mungon 130 milionë euro, për një përaafërsi, shuma e parave të administrua nga Bashkia e Tiranës është 600 milionë euro, të cilat përfshihen mund të përdoren në kuadër të zgjedhjeve të tjera dhe se si ju do ta ndaloni.
Altin Dumani: Unë e deklarova që po punojmë edhe për një strategji për të ndaluar krimin zgjedhor. Kjo stategji do të bëhet publike në muajin janar. Kur ta bëjë publike do ëtë keni rastin ta shikoni, ta kritikoni. Por që e kemi marrë seriozisht, e tregon fakti që që tani po punojmë, dhe të kutohemi veprat penale që ne kemi kompetencë, se nuk kemi kompetencë të gjitha krimet zgjedhore. Se ne kemi kodin e procedurës penale.
Përsa i përket inceneratorëve, ju keni qenë një kontribuese me fakte të vazhdueshme, janë vlerësuar dhe janë marrë edhe në konsideratë për ngritjen e akuzës dhe shtesat që ju keni bërë vazhdojnë të jenë në proces vlerësimi nga ana e prokurorit që ka çështjen. Patjetër që çdo gjë që vjen atje, referohet edhe analizohet, nuk ngelet atje. Se si do të shkojë kjo çështje unë nuk mund të them asgjë pasi është pjesë e hetimit të prokurorit. Edhe kjo pjesë e parave që vijnë nga dherërat është pjesë e hetimit.