Hapësire reklamuese

Politikë

"Badigardët e tu po më dhunojnë", deputeti italian përplaset me Melonin në Gjadër: Po bën fushatë elektorale

Shkruar nga Newsbomb
"Badigardët e tu po më dhunojnë", deputeti italian
Pamje nga përplasja midis kryeministres, Georgia Meloni dhe deputetit italian

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë vizitës së saj ditën e sotme në kampin e emigrantëve në Gjadër.

Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Maggi nga partia “Piu Europa” është përplasur me kryeministren në këtë vend, duke e akuzuar atë se po bën fushatë elektorale.

Po bën fushatë elektorale, takime elektorale”,- tha deputeti Maggi.

Sipas deputetit, Meloni dhe kryeministri Edi Rama bënë viktimat për gati një orë, gjatë konferencës së përbashkët të tyre, ndërsa vazhdon më tej duke fajësuar badigardët e saj se po e dhunojnë teksa shton se këto veprime tregojnë se sa të pasigurtë janë emigrantët që do të vijnë në këtë kamp.

Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje sesi do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”,- dëgjohet deputeti duke i’u drejtuar Melonit.

Kryeministrja Meloni i tha se për këto akuza do t’i japë një përgjigje në parlament dhe jo këtu.  

Do të jap një përgjigje në parlament për këtë”,- u shpreh Meloni.

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte sot në një vizitë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në kampin e refugjatëve në Gjadër, si dhe në atë që do të përdoret për pritjen e tyre, në Shëngjin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese