Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

PËRFUNDON numërimi i votave: Partia Socialiste e para me 768 mijë vota, PD e dyta me 622 mijë, LSI me 107 mijë vota; Surprizë PSD e Tom Doshit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku fituese është Partia Socialiste me 768 mijë vota, Partia Demokratike me 622 mijë vota, LSI me 107 mijë vota dhe PSD e Tom Doshit me 35 mijë vota.

Ka qenë Tirana ajo që ka mbajtur “peng” procesin prej pasdites së djeshme pasi ka më shumë kuti votimi se gjithë qarqet e tjera, duke qenë se ka dhe numërin më të lartë të banorëve/ votuesve.

E përkthyer në mandate, PS ka siguruar shumicën duke shkuar e sigurt në Parlamentin e ri, me 74 deputetë, PD me 59 deputetë, LSI që ka regjistruar dhe numrin më të ulët të votave dhe mandateve detyrimisht, me 4 mandate. PSD e Tom Doshit ka arritur të marrë 3 mandate në rang vendi, duke u bërë forca e katërt politike më e votuar.

Risi në këto zgjedhje ishin kandidatët e pavarur, por që nuk u votuan nga populli shqiptar. Mes Iljaz Shehut (Vetëvendosje), Kreshnik Merxhanit (Vetëvendosje), Pal Shkambit, Elton Debreshit dhe Boiken Abazit (Vetëvendosje), dy të funddit janë më të votuarit.

Përfaqësuesi i minatorëve të Bulqizës Elton Debreshi ka marrë 580 vota, si kandidat për qarkun e Dibrës dhe Boiken Abazi me 2993 vota. Të tjerët kanë marrë numër minimal votash.

*Saqrim: zyrtarisht ka mbetur dhe një kuti pa u deklaruar, në Lezhë, pasi në fshatin Kallmet PD ka dalë forcë e tretë me 84 vota dhe nuk njeh rezultatin. Megjithatë votat janë numëruar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img