Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një lajmërim për qytetarët e saj amerikanë në lidhje me protestën q do të zhvillohet sot.
Ambasada këshillon qytetarët amerikan që të shmangin tubimet dhe grumbullimet. Sakaq në njoftimin e ambasadës thuhet se protesta është organizuar nga PD.
"Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit".
