Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Parashikoi goditjen e fortë në Turqi, shkencëtari paralajmëron tërmetin e radhës

Shkruar nga Newsbomb
Parashikoi goditjen e fortë në Turqi, shkencëtari
Studiuesi Frank Hoogerbeets ka arritur të parashikonte tërmetin që goditi mëngjesin e djeshëm juglindjen e Turqisë dhe Sirinë. Mirëpo ai ka ngritur një tjetër alarm, pasi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt, duke mos dhënë më shumë detaje. “Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan ai në Tëitter. Mirëpo shumë shencëtarë nuk bien dakord me këtë parashikim të Hoogerbeets, të cilët shprehen se është e vërtetë që pasgoditjet do të vijojnë, por që nuk besohet të ketë lëkundje të forta.

Shënim: Ky lajm është bërë padrejtësisht “Fact Check” nga Faktoje.al, portali që “gjurmon” lajmet e rreme në Shqipëri ka vendosur që mes më shumë se 35 mediave online që e kanë raportuar të njëjtin lajm, të “shënjojë” vetëm Newsbomb.al. Tërmeti "u parashikua" me përafërsi të frikshme, dhe shkencëtarit të mirëfilltë kanadez për fat të keq i doli "parashikimi" i saktë. Por parashikimet edhe nuk dalin. Të tilla si ato të Baba Vangës dhe Nostradamusit. Megjithatë Faktoje.al nga të gjitha lajmet e rreme dhe të ekzagjeruara, ka vendosur të bëjë fact check të vetmin lajm që e ka cilësuar qartazi se shkenca ka vlerësuar që tërmetet nuk parashikohen. Mesa duket, faktuesit s’e kanë marrë mundimin as ta lexojnë lajmin.

Tërmeti nuk parashikohet, por bazuar në aktivitete sizmike, gjurmime dhe krahasime të modeleve, shkencëtarët mund të bëjnë “parashikimet” e tyre, siç edhe ka ndodhur në këtë rast.

Shikoni më poshtë një lajm nga mediat ndërkombëtare që provon padrejtësinë e këtij fact-check.

Nga Jerusalem Post: Si e parashikoi një sizmolog tërmetin e Turqisë 3 ditë më parë?

Newsbomb.al do të ndjekë të gjitha hapat përmes Facebook, për të hequr këtë padrejtësi ndaj raportimit të lirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese