Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

“Një grup ka hyrë në lokal për të marrë kamerat”, PAMJE nga vendngjarja me 2 të PLAGOSUR në Tiranë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë, por fatmirësisht pa viktima, mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Në një lokal “Bar Kings” te pallatet Grand në rrugën “Todi Shkurti” në Njësinë nr2 në Tiranë ka pasur shkëmbim zjarri me pistoletë.

Thuhet se ka pasur një konflikt verbal mes dy personave, Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç që më pas ka rezultuar në një përplasje me armë zjarri.

Të dy janë dërguar me makina të rastit në spital dhe të dy thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull dhe është jashtë rrezikut te Trauma ndërsa Marashi ka marrë një plumb afër gjoksit dhe thuhet se është në gjendje më të rëndë.

LEXO EDHE: FOTO/ Këtu ndodhën të shtënat me armë, Policia: Po ndjekim autorin që plagosi dy të rinjtë në lokal (EMRAT-DETAJE)

Duhet sqaruar nëse konflikti ka qenë mes tyre apo dikush nga të plagosurit ka marrë plumbin rastësisht duke u gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Policia i ka identifikuar të dy dhe persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm

221394313 263152678481213 570083971240050920 n

Policia e Komisariatit nr.1 ka mbërritur në vendngjarje, po këqyr kamerat e sigurisë, një grup është futur në lokal dhe po sheh kamerat për të zbardhur ngjarjen. Një ekip tjetër nga grupi hetimor po bën mbledhjen e gëzhojave për të bërë analizimin e tyre. Në zonë është ndriçim i dobët dhe për punonjësit e policisë është e vështirë që të bëjnë këqyrjen e vendngjarjes. Ata janë duke përdorur telefonat e tyre me drita.

Në rrugë ka disa mbetje të makinave, çka tregon se mund të ketë pasur një përplasje mes mjeteve dhe konflikti mund të ketë nisur si pasojë e një fërkimi mes makinave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Në fillim u përplasëm dhe sherri nisi për të gjetur se kush ishte fajtori i aksidentit. Më pas hymë në lokal dhe donim të shihnim kamerat, aty nisi konflikti dhe më pas Aldo Gjini qëlloi me armë”, mësohet të kenë thënë të plagosurit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Më shumë

spot_img