Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

FOTO/ Këtu ndodhën të shtënat me armë, Policia: Po ndjekim autorin që plagosi dy të rinjtë në lokal (EMRAT-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti” pranë pallatit Grand, në Tiranë.

Uniformat blu në kryeqytet kanë bërë të mundur identifikimin dhe kanë shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dy të rinjve. Ai është me iniciale A.Gj dhe mësohet se u largua me automjet. Janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur bllokimin e tij nga një arratisje e mundshme.

Në rrugë ka disa mbetje të makinave, çka tregon se mund të ketë pasur një përplasje mes mjeteve dhe konflikti mund të ketë nisur si pasojë e një fërkimi mes makinave.

Mësohet se fillimisht të plagosurit dhe autori janë përplasur me makina në rrugë, por kjo nuk ka mbetur me kaq. Pasi kanë parkuar mjetet para një lokali në këtë zonë, ata kanë dalë jashtë dhe janë konfliktuar verbalisht, duke bërë më pas që të situata të agravojë deri në përdorimin e armës.

“Në fillim u përplasëm dhe sherri nisi për të gjetur se kush ishte fajtori i aksidentit. Më pas hymë në lokal dhe donim të shihnim kamerat, aty nisi konflikti dhe më pas Aldo Gjini qëlloi me armë”, mësohet të kenë thënë të plagosurit.

LEXO EDHE: “Një grup ka hyrë në lokal për të marrë kamerat”, PAMJE nga vendngjarja me 2 të PLAGOSUR në Tiranë (EMRAT)

Pas ngjarjes, të dy të plagosurit të cilët janë banorë të zonës janë dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull dhe është jashtë rrezikut te Trauma ndërsa Marashi ka marrë një plumb afër gjoksit dhe thuhet se është në gjendje më të rëndë. Në lokal kishte njerëz të tjerë pasi kjo është një lagje e populluar. Të plagosurit janë persona pa precedentë penalë.

Ndërkohë policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka marrë kamerat e sigurisë në atë zonë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Më shumë

spot_img