Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Momenti i arrestimit të Emiljano Shullazit dhe dy të tjerëve, dalin detaje të reja

Shkruar nga Newsbomb

Arrestimi i Emiljano Shullazit pas urdhër ndalimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda është ekzekutuar nga forcat e Policisë në orën 01:30 pas mesnate.

Sipas “BW”, Emiljano Shullazi është arrestuar në vilën e tij te rruga e Kavajës në Tiranë. Ndërsa shoku i tij, shtetasi Gilmando Dani është ndaluar menjëherë pasi ka shkuar te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për të pyetur rreth ndalimit të Shullazit.

Po sipas “News24”, në banesën e Blerim Shullazit, kushëririt të Emiliano Shullazit, janë gjetur 3 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi fishekësh, në momentin që ai është ndaluar në banesën e tij në Krujë.

Të tre këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënie pasurie biznesmenë të ndryshëm.

Avokati i Shullazit deklaroi për media se nuk është lejuar të takohet me klientët e tij. Ai tha se personat e ndaluar nuk i pranojnë akuzat e komunikuara. Rreth arrestimit të Shullazit kanë reaguar edhe krerët e politikës shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese