Një zarf i lyer me gjak ka mbërritur ditën e sotme në ambasadën e Ukrainës në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se policia ka nisur hetimin për rastin. Sipas informacioneve, dosjen e ka marrë Sigurimi i Shtetit dhe e ka dërguar në Drejtorinë e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se ishtei lyer me gjak nga një kafshë.
“Në mëngjes, në ambasadën e Ukrainës në Greqi mbërriti një pako me gjak. Adresa e dërguesit është e njëjtë si në zarfet e tjera që kanë mbërritur më parë në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës. Policia greke ka nisur veprimet hetimore”, shkruan përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko.
Kujtojmë që më herët edhe në shtete të tjera kanë mbërritur zarfe me lëndë plasëse, apo sy kafshësh dhe e dne nuk dihet se kush ëhstë dërguesi i këtyre letrave.
LEXO EDHE: Diplomatët ukrainas marrin të tjera kërcënime në Spanjë, u dërgojnë zarfe me sy kafshësh
Sërish ALARM për bombë në Spanjë, zarfi mbërrin në ambasadën e SHBA-së në Mardid
I paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, plagoset punonjësi
