Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambasadën e Ukrainës në Madrid.
Mediat e huaja shkruajnë se në një zarf ishte paketuar një bombë dhe në momentin kur e ka hapur një punonjës, lënda eksplozive ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, ndërsa i plagosur ka mbetur një punonjës i ambasadës, i cili ka hapur edhe zarfin pa e ditur se çfarë kishte brenda.
Shërbimet e urgjencës, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet ende pse shërbimet e sigurisë së Ambasadës së Ukrainës, të cilat janë të pajisura me skanerë dhe aparate me rreze x, nuk e kanë zbuluar objektin.