Blogeri i njohur Olti Curri zbulon detaje të reja lidhur me spektaklin e gatimit Masterchef, këtë herë me protagonistë fëmijët.
Por megjithatë juria do të jetë profesioniste dhe gjykimi....jo dhe aq i rreptë! Pikërisht anëtarët e jurisë i zbulon Olti Curri, ndër ta bie në sy pjesëmarrja e nënës së këngëtarit të famshëm Ledri Vula.
Ja çfarë shkruan Olti:
Do jetë një format shumë interesant, femijë që do të gatuajnë. Jo vetëm kaq por do të gjykohen ashtu si dikur gjykoheshin kuzhinierët e rritur. Por këtë radhë askush nuk do të ulerasë si Renato Mekolli sepse femijët nuk ta zgjasin shumë dhe nuk është çudi ta zbrazin tenxheren me makarona kokës. Pas zbulimit të emrit te Juli Zguros, si pjestar i jurisë nga zëra afër produksionit zbulohet se në juri do jenë edhe Sokol Prenga dhe Xheraldina Vula.
Juli Zguro shefi brilant i Millenium Gourmet në Tiranë dhe në zonën më të bukur bregdetare Folie Marine Prive në Jalë.
Sokol Prenga po ashtu një shef i njohur dhe sfiduar me gjykime në Masterchef. Për herë të parë e ka në ekranet shqiptare Xheri Vula që ndoshta një pjesë e publikut adoleshent e njeh si nënë e Ledri Vules këngëtar i dashur për këtë brez, por edhe moderatore në një emision gatimi në Kosovë.
Gara e gatimit të fëmijëve Masterchef Junior do të jetë në transmetim ekskluziv në RTSH dhe do të zgjasë 12 javë...
