Është zbardhur dëshmia e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili ka folur sot në SPAK në lidhje me çështjen e Gërdecit.
Ai është pyetur për lidhjen e tij me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Bumçi është shprehur se me Shkëlzen Berishën është takuar vetëm për çështje fushate dhe jo për çështje të ekzekutivit.
Ish-ministri ndër të tjera është shprehur se faksi që është gjetur në zyrë ku ishte emri Shkëlen Berishës është e falsifikuar, dhe që sipas tij për këtë ka bërë një kallëzim.
“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per ceshtjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”, ka thënë Bumçi.
Kjo dëshmi e Bumçit është për një faks që është gjetur në zyrën e ish-ministrit të Drejtësisë me shënim “për Shkëzen Berishën”. Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK i komunikoi më 10 janar 2023 ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzat lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
