Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ILD nisi sot hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin, kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh (DOKUMENTI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nisi sot hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale me videot që shpërndante në rrjetin social Tik Tok. Zyra dhe koridoret e Gjykatës së Elbasanit ishin kthyer në sfilatë për paradën e magjistrates.

“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykates Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”, njofton Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Por, këtë vendim që ILD-ja mori sot, Newsbomb.al e ka kërkuar prej 4 muajsh, me kërkesën që ka bërë pranë këtij institucioni për “hetim ndaj vendimmarrjes së gjyqtares znj. Enkeleda Kapedani”, pasi shoqëria Newsbomb.al është paditur nga magjistratja e sipërpërmendur për një artikull të publikuar.

A po e mbron Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit?

Si për çudi, sot sapo kishte përfunduar mbledhja e ILD-së për hetimin disiplinor të gjyqtares Enkeleda Kapedani, në zyrat e redaksisë së Newsbomb.al ka mbërritur dhe përgjigja e ankesës sonë për magjistraten e Elbasanit.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë njoftonte se ankesa e Neësbomb.al është arkivuar pasi nuk janë gjetur elementë për nisjen e hetimit disiplinor. Redaksia, kërkonte nga ILD-ja e Artur Metanit që ky institucion të monitoronte dhe procesin gjyqësor në të cilin është Newsbomb.al dhe Enkeleda Kapedani.
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB

Pas 4 muajsh nga kërkesa e jonë, ILD ka vlerësuar se ajo “nuk përmbush kriteret e pranueshmërisë” ndaj dhe është arkivuar. Ndërkohë, sot që videot e Kapedanit janë bërë publike, institucioni i drejtuar nga Artur Metani ka gjetur “material” për hetime.

Edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pak më parë, duke thënë se dhe ajo vet i ka kërkuar KLGJ-së që të verifikonte vendimin e Enkeleda Kapedanit për lirimin nga burgu të “të fortit të bandës së Gaxhait” Viktor Ymeri.

Shënimi i ministres Gjonaj:

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! #ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”

Mesa duket, atë që redaksia jonë e ka kërkuar prej 4 muajsh, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po ashtu e kërkon prej 2 vitesh, vetëm Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i drejtuar nga Artur Metani “nuk ka sy” ta shoh. Sot, e detyruar nga reagimet e shumta dhe videot skandaloze që u përhapën me shpëjtësi në të gjitha mediat, ILD-ja njoftoi se kishte nisur hetim disiplinor ndaj Enkeleda Kapedanit, me detyrë Kryetare e Gjykatës së Elbasanit.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4. Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara

Përgjigja e ILD për hetimin e kërkuar në shkurt 2021 nga Newsbomb.al për Enkeleda Kapedanin:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img