Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, magjistratja që shfaqet në rrjetin social Tik Tok duke bërë paradë në zyrë, me lëvizje s*ksi dhe gjithë forma, mohon të jetë ajo. Një çudi në fakt, pasi ajo thotë se videot janë të inskenuara, ndërkohë që shfaqet vet me zë dhe figurë.

“Nuk kam asnjë rrjet social. Nuk kam pasur asnjëherë”, ka thënë gjyqtarja e Elbasanit, për të cilën sot është mbledhur dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për të.

Newsbomb.al publikoi më herët gjatë ditës së sotme lajmin për jetën luksoze të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, e cila zyrat dhe koridoret e organit të lartë të drejtësisë i kishte kthyer në paradë për sfilata mode, me fustane dhe veshje Gucci e Prada.

Por e kontaktuar nga Fax News pas vendimit të ILD-së, Enkeleda Kapedani është shprehur se videot janë të inskenuara qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.

Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e shoëbizit shqiptar.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

Shikoni videot që publikon në Tik Tok gjyqtarja Enkeleda Kapedani:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img