Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani paradë mode në zyrë me Gucci e Prada: "Jam mafia, mafia” (VIDEOT)

Shkruar nga Newsbomb
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale në rrjetet sociale me videot që shpërndante në Tik Tik, s*ksi dhe gjithë forma.

Newsbomb.al publikoi më herët gjatë ditës së sotme lajmin për jetën luksoze të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, e cila zyrat dhe koridoret e organit të lartë të drejtësisë i kishte kthyer në paradë për sfilata mode, me fustane dhe veshje Gucci e Prada.

“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykates Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”, njofton Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Shikoni videot që publikon në Tik Tok gjyqtarja Enkeleda Kapedani:


Por sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtarja Enkeleda Kapedani shfaqet dhe në vendin e saj të punës, në zyrat e Gjykatës së Elbasanit duke bërë paradë me veshjet e saj. Është pikërisht kjo gjyqtare që ka hedhur në gjyq NEWSBOMB.AL, duke pretenduar se ne i kemi zbuluar fotot dhe tashmë e njihte gjithë pallati se cila ishte.

Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e shoëbizit shqiptar.

LEXO EDHE: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese