Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I arrestuar për vrasjen e Kastratit në mes të Fierit, RENEA blindon Gjykatën, del sot para togave të zeza ‘fushë-krujsi’ Albert Zaja

Shkruar nga Newsbomb

Forcat speciale RENEA kanë blinduar mëngjesin e sotëm Gjykatën e Fier, pasi para togave të zeza do të dalë Albert Zaja,  i arrestuari i vetëm për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në mes të Fierit.

Ngjarja ndodhi në datë 1 shkurt, ku 41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat teksa ushëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Ai u qëllua me 2 plumba që i morën jetën.

Tre ditë më parë Zaja është arrestuar në Nikël të Fushë Krujës, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një armë zjarri që mbante me vete. Autorët e tjerë të shpallur në kërkim për ekzekutimin e Kastratit janë: Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson  Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç,  banues në Tiranë.

I gjithë perimetri përreth Gjykatës së Fierit është siguruar nga RENEA 30 minuta para se Zaja të mbërrinte në ambientet e saj, ndërkohë që të gjithë personat e tjerë që ndodheshin brenda institucionit janë larguar.  

FOTO NGA GJYKATA E FIERIT:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese