Si sot, 27 vite më parë është themeluar gazeta ‘Koha Jonë’, e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri.
Ajo u themelua me datë 11 Maj 1991 në qytetin e lashtë të Lezhës nga Nikoll Lesi. Gazeta filloi botimin një herë në javë si gazetë lokale e rrethit të Lezhës , duke u kthyer brenda një viti në një gazetë të kërkuar e ku në vitin 1994 u bë gazeta më e madhe, e përditshme, e Shqipërisë. ‘Koha Jonë' arriti kulmin në ngjarjet e vitit 1997 në 88 mijë kopje të shitura në ditë.
Periudha më e vështirë , por më e sukseshme e kësaj gazete, mbeten vitet 1992-1997, ku jo vetëm ishte një gazetë profesioniste e kurajoze, por edhe u shndërrua në një universitet të medias shqiptare.Gjatë kësaj periudhe media “ Koha Jonë” nxori në treg si filiale edhe gazetat “ Sport Ekspres” dhe “AKS”.
