Mjeti që shikoni në foton e mësipërme, është Audi që shkaktoi aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në autostradën e Vlorës, shkruan newsbomb.al. Të dy mjetet, ai me viktimat dhe Audi lëviznin me drejtim qytetin bregdetar.
Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi, Fieri. Deri tani është identifikuar vetëm kryefamiljari, shtetasi E.Gushi i cili ishte duke drejtuar Toyotan me targa greke.

Teksa ata udhëtonin në vendin e quajtur “Kripa”, Audi i zi me shpejtësi tepër të lartë i ka përplasur nga mbrapa dhe i ka nxjerr nga rruga. Ndërkohë, vetë mjeti ku sipas Policisë udhëtonin dy të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur, ka dalë nga rruga, ka thyer një shtyllë të energjisë eletrike dhe ka përfunduar dhjetëra metra më tej në një kanal.
Aq e madhe ka qenë shpejtësia e Audit me targa AA 107 XX, saqë kur mjeti është përplasur në tokë, ka hapur një gropë të madhe.
Një prej bashkëshortëve që ndodhej në mjetin tip Toyota, është transportuar në spital bashkë me vajzën e mitur por, fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë të familjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
LEXO EDHE: Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë
LEXO EDHE: PAMJE TË RËNDA! Vajza e mitur nxirret nga makina e bërë “petë” në Fier-Vlorë
LEXO EDHE: Ndërron jetë vajza e mitur dhe dy pasagjerët e tjerë
LEXO EDHE: Vdesin 4 anëtarët e familjes, Audi i zi i mori para në autostradë


