Tre autoambulanca janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës pak minuta më parë, me personat që ndodheshin brenda makinave të aksidentuara në autostrdaën Fier-Vlorë, shkruan newsbomb.al. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “zona e kripës” në rrugën kryesore.
Mësohet e ka qenë një mjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë nga Fieri në drejtim të Vlorës, i cili ka marrë përpara makinën tip Toyota, duke bërë që tre personat që ndodheshin në të – dy të rritur dhe një vajzë e vogël- të ndërronin jetë. E mitura u dërgua në spital por policia njofton se dhe ajo ka ndërruar jetë.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.
LEXO EDHE: Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë



