Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, një makinë bëhet “copë” dhe përfundon jashtë rruge, dyshohet për viktima (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka përfunduar jashtë rruge dhe nga pamjet shihet se ajo është bërë “copa”.

Rrethanat e aksidentit nuk bëhen ende me dije dhe fati i personave që udhëtonin me të. Megjithatë, i vetmi informacion që dihet është se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Paraprakisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një vajzë e mitur është nxjerr nga makina dhe është nisur për në spital. Jo zyrtarisht mësohet se ajo është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në mjet ndodhet dhe një person tjetër, i bllokuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese