Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

PAMJE TË RËNDA! Vajza e mitur nxirret nga makina e shkatërruar në Fier-Vlorë, shoferi i bllokuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka përfunduar jashtë rruge dhe nga pamjet shihet se ajo është bërë “petë”, ndërsa brenda saj raportohet se kanë qenë të paktën 2 persona.

Siç shihet nga pamjet, nga makina e shkatërruar dhe e dalë jashtë rruge, është nxjerr një vajzë e mitur e cila është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Vlorës. Jo zyrtarisht mësohet se ajo është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në mjet ndodhet dhe një person tjetër, i bllokuar.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në aksident mund të jetë përfshirë dhe një mjet tjetër. Pritet që Policia të japë njoftim zyrtar për ngjarjen.

E mitura nxirret nga makina e aksidentuar, KUJDES: PAMJE TË RËNDA!

Më shumë

spot_img
spot_img