Hapësire reklamuese

Aktualitet

Forcat Speciale amerikane stërvisin ushtarët shqiptarë, ambasada e SHBA: Punojmë krah për krah me ju!

Shkruar nga Newsbomb
Forcat Speciale amerikane stërvisin ushtarët shqiptarë, ambasada

Forcat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët.

Gjatë kësaj stërvitje morën pjesë zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane, por edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ambasada e SHBA përmes një postimi në Facebook shkruan se forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi si: qitje, mjekësi dhe komunikim.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Zyrtari i Lartë dhe Atashehu i Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Millner, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në Mbrojtje Erol Munir dhe Zëvendës Shefi London Nagai, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, morën sot pjesë në një stërvitje dhe garë aftësish ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (SOCEUR) kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik. Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, #KrahPerKrah, gjithmonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese