Gjatë orëve të fundit të kësaj dite, 6 familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve të tyre duke e bërë shumë speciale për ta festën e ndërrimit të viteve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtoresha e spitalit rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: "Mirëseardhja më e bukur e fundvitit. Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan. Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen."
Mes duarve të kujdesshme të personelit shëndetësor dhe ngrohtësisë së festave, këto jetë të reja janë dhurata më e çmuar e fundvitit”
Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin e Elbasanit, ndërsa ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik.
