Hapësire reklamuese

Social Bomb

Çmimi i cigareve rritet, por shqiptarët “nuk heqin dorë” prej saj! Mjekja: Efektet shëndetësore nuk shfaqen menjëherë, kjo i gënjen të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
Çmimi i cigareve rritet, por shqiptarët “nuk heqin
Ilustrim:Cigare-Mjekja Gentiana Qirjako

Prej shumë kohësh tashmë, akciza mbi duhanin dhe produktet e tij rritet përvit e kjo reflekton në shtrenjtimin e tij në treg. Por kjo gjë nuk ka penguar konsumin e cigareve nga shqiptarët. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, deri në fund të nëntorit janë importuar 3154 tonë cigare, nga 2 844 tonë që ishte sasia e importuar në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Gentiana Qirjako, mjeke pranë Institutit të Shëndetit Publik është shprehur se përgjithësisht duahanpirja nis në moshë trë re dhe askush nuk mendon për pasojat, edhe pse shebnjat e para shfaqen herët.

“Efektet shëndetësore nuk shfaqen menjëherë, gjë që i gënjen të rinjtë. Megjithatë, ka shenja si kolla e bezdisshme, ndryshimi i zërit dhe vështirësia në përqendrim", tha mjekja Gentiana Qirjako për ReportTv.

Me kalimin e viteve, sipas Qirjakos, këto pasoja bëhen edhe më të rënda.

“Zakonisht po themi rreth 40-ave fillojnë të duken dukshëm efektet. Mund të lidhen dhe me sëmundjet e zemrës. Shpeshherë hipertensioni, sëmundjet e tjera kardiake janë të lidhura dhe me përdorimin e du duhanit. Pastaj efekti kryesor pa diskutimi që është kanceri i mushkërisë”, tha ajo.

Mjekja ka folur edhe për faktin se përse është kaq e vështirë për duahnpirësit që të heqin dorë nga ky ves. “Shpesh herë të rinjtë thonë që unë ndihem nervoz, kam ankth kur nëse nuk pit cigare dhe kjo është e vërtetë dhe është efekt pikërisht i asaj që ne lidhim me varësinë.  Ditët e para, javët e para do të thoja janë shumë të vështira dhe sigurisht që lidhen shpesh dhe me një qëllimin që individi i vë vetes”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese