Hapësire reklamuese

Social Bomb

“Kur djalli s’është ai që duket”, Edi Rama shfaqet në podkast me kritikun e tij, Mark Marku

Shkruar nga Newsbomb
“Kur djalli s’është ai që duket”, Edi Rama
Edi Rama ne podkast me Mark Markun

Nëse nuk do të kishim parë ato debatet e zjarrta dhe me akuza në emisionin e Fevziut, ky podkast i sotëm i kryeministrit Edi Rama do të ishte më normali. Por, prania e bashkëbiseduesit përballë e bën atë sa të habitshëm aq edhe të jashtë zakonshëm.

Është pedagogu i Gazetarisë dhe analisti politik Mark Marku, i cili ndryshe nga panelet televizive ku është një kritikë i fortë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, këtë të shtunë qëndron përballë kryeministrit dhe po rrëfen jetën e tij.

“Kur djalli s’është ai që duket”, është titulli që Rama i ka vendosur serisë së sotme të podkastit, duke paralajmëruar që në nisje një bisedë krejt të ndryshme me profesor Markun, shkruan newsbomb.al.

Mark Marku është drejtues i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës. Ai ka një diplomë Master nga IRCOM Anger, Francë dhe ka mbrojtur doktoraturën nga Universiteti Paris II.

Në të kaluarën, Mark Marku ka punuar si reporter, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta shqiptare dhe që nga viti 1995 punon si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Ai është i specializuar në semiotikë, histori të medias, etikë mediatike, etj.

Mark Marku qenë gjithashtu deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mbahet mend se në mandatin e tij të fundit, u detyrua të heq dorë kur sapo ishte zgjedhur (zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021), sepse kritikat e tij dhe kërkesat e elektoratit nuk gjetën zgjidhe nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese