Foto nga manastiri
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Sarandë, ku është grabitur kambana e manastirit monument kulture i “Shën Gjergjit”. Mungesa e kambanës është vënë re para dy ditësh nga kujdestari i manastirit David Dulaj.
I cili u shpreh se kjo kambanjë ka një vlerë të jashtëzakonshme për këtë manastir monument kulture dhe u apelon personave që e kanë marrë ta rikthejnë pasi do të marrin ndëshkimin e Zotit.
Ky manastir, i ndodhur në një kodër përbri aksit rrugor Sarandë-Ksamil, pranë plazhit të tij është një objekt 250 vjeçar dhe është i ndërtuar mbi themelet e Murit antic të Demës.
Sondazh
Poll
